Nje aksident rrugor ndodhi në aksin Fier–Seman në zonën e njohur si Fermë-Çlirim.
Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor, zetor duke shkaktuar plagosjen e tre personave.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.