VLORË- Një 6-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. I mituri, së bashku me familjen u aksidentuan në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Personi me inicialet A.M, 33-vjeç po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur teksa humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 6 vjeçari, ka ndërruar jetë, ndërkohë që i ati i fëmijës, bashkëshortja dhe fëmija thjetër vetëm 3-vjeç ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet se si është gjendja e pjestarëve të tjerë të familjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.