Aksident në aksin Kardhiq – Delvinë, 57-vjeçari dërgohet tek Trauma në Tiranë

0

Një aksident autombilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Kardhiq – Delvinë, në afërsi të tunelit. Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga E.P, duke qenë aksi i lagur nga shiu ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarëset.

Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili ështe plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Nga ekzaminimet në spital për 57-vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të C6, pra frakturë të vertebrës së qafës.

Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu