Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Shoferi humb kontrollin e makinës, dy të plagosur

0

Dy persona mbetën të plagosur pas një aksidenti mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”.

Shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu