Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marteje në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”.
Bëhet me dije se në hyrje të qytetit, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. S.
Nga përplasja ka ngelur e dëmtuar drejtuesja e automjetit tip “Benz” shtetasja E. S., dhe dy pasagjerë në këtë automjet, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.