KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë. Mësohet se në aksident janë përfshihen tre mjete, dhe njëri nga drejtuesit e mjeteve ka mbetur i plagosur.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.