Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Plagoset shoferi i motorit

0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë ku një motorr është përplasur nga një makinë.
Për pasojë ka mbetur i plagosyr drejtuesi i motorrit.

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu