Aksident në aksin Lezhë-Laç, mes të plagosurve edhe një i mitur (DETAJE)

0

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku raportohet se ka disa të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tresh, ku janë përplasur dy automjete. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona mes të cilëve një i mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Lezhës për mjekim.

Policia ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu