Kuvendi kërkon heqjen e Pasaportës diplomatike të Arben Ahmetaj

0

TIRANË-Kuvendi ka njoftuar institucionet për mbarimin e mandatit të ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetajt, Ministria e Jashtme pasi ka marrë shkresën zyrtar,e ka shpallur të pavlefshme pasaportën diplomatike të Ahmetajt.

Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë duke i njoftuar se pasaporta diplomatike e Ahmetajt është e pavlefshme.

Pasaporta diplomatike e Ahmetajt kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.

Ish numri dy i qeverise është në kërkim ndërkombëtar në kuadër të procedimit penal të nisur si derivat i hetimeve për inceneratorët. Më vonë, ndaj tij janë ngritur akuza edhe për çështjen e njohur si dosja “Buka”.

Me humbjen e mandatit të deputetit, edhe pasaporta diplomatike e Arben Ahmetajt është shpallur e pavlefshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu