Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 2 gra

0

Lezhë – Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit mësohet se janë plagosur dy gra, të cilat aktualisht ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu