Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasit G. S., 67 vjeç, banues në Korçë, për një aksident rrugor të ndodhur më datë 14 shkurt 2026 në aksin “Librazhd–Elbasan”.
Automjeti që ai drejtonte është përplasur me një tjetër automjet me drejtuese shtetasen A. B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. B., pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





