Aksident në aksin Lushnjë-Berat, automjeti përplas për vdekje 65 vjeçaren

0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Një automjet ka përplasur 65 vjeçare në fshatin Barbullinjë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.