Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina kthehet përmbys, drejtuesja e mjetit përfundon në spital (FOTO)

0

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Mësohet se mjeti ka përfunduar në kanalin anash rrugës, duke u kthyer përmbys.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit. Gjithashtu 25-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentin. Po ashtu dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu