Një aksident tragjik është regjistruar në aksin Lushnje-Berat. Konkretisht në afërsi të Fier-Sheganit një person i cili udhëtonte me motor elektrik ka humbur jetën në një aksident.
Viktima mësohet se është identifikuar si shtetasi Etem Bushi, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Policia:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.