Aksident në aksin Maliq–Gramsh/ Karrotreci del nga rruga, përfundon jashtë bashkë me ekskavatorin

0

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Maliq–Gramsh, ku një karrotrec ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti transportonte një ekskavator në momentin e aksidentit, i cili gjithashtu ka dalë nga rruga së bashku me karrotrecin.

Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin e mjetit.

Nuk ka ende informacion të detajuar mbi persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave.