Aksident në aksin Mullet-Elbasan, dy persona të plagosur

0

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë të dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 Një aksident në aksin rrugor Mullet-Elbasan ka ndodhur ditën e sotme. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë të dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.07.2022, në aksin rrugor Mullet-Elbasan, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin D. T. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu