Nga Entela Duka
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan- Gjinar. Mjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë anash saj. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ka mbërritur ne vendngjarje por nuk ka gjetur asnjë person prezent në mjet.
Ndoshta të plagosurit janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.