HAGË- Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar dy vendimet, duke i lnnn nn paraburgim, me rishikimin e masës së paraburgimit ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-kryeparlamentarit të Kadri Veseli, që akuzohen për krime lufte.
Gjykata Speciale urdhëroi shtyrjen e masës së paraburgimit për dy nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke refuzuar kështu kërkesën e tyre për gjykim në liri.
Zyra e Prokurorit të Specializuar vlerëson se nuk ka ndonjë ndryshim të rrethanave që nga shqyrtimi i fundit, që kësaj radhe t’i aprovohet kërkesa e mbrotjes, për të mos i mbajtur edhe më tutje në paraburgim atë.
Sipas këtij vendimi, shqyrtimi i radhës rreth masës së paraburgimit ndaj tyre do të bëhet jo më larg se fundi i janari të vitit 2023.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërkohë që më 5 nëntor u bë dhe arrestimi i tyre. Ndërkohë që dhe ndaj Thaçit e 3 figurave të tjera politike, akuzat janë për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.