Aksident në aksin rrugor Fier-Patos, një nga mjetet përfundon në kanal

0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos në vendin e quajtur Portez.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit i cili fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu