Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, makina del nga rruga e përplaset me bordurën, dy të lënduar

0

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2023, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu