Aksident në aksin rrugor Milot-Laç, një i vdekur dhe një i plagosur

0

Një aksident me vdekje është shënuar në superstradën Milot-Laç.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të superstradës me Rrugën e Kombit.

Për pasojë ka mbetur i vdekur një person ndërsa një tjetër është plagosur.

Viktima është identifikuar si Ded Tosku, 60 vjeç, i cili po lëvizte me një mjet bujqësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu