Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, makina përplaset me motorin

0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë drejtuesi i motorit E.D., 33 vjeç ka mbetur i lënduar. Ai ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po shqyrton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu