Një aksident është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip “Mercedes-Benz”, drejtuesi i së cilës është identifikuar si Zenel Tusha është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues Eltjon Çelën, 34 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shelegar. Të plagosur kanë mbetur pasagjerja e Benz-it, 63 vjeçarja Adife Tusha dhe drejtuesi i mjetit tip ‘Mitsubishit’.
Dy të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas mjekëve, gjendja e Eltjon Çelës është e mirë ndërsa Adife Tusha është më rënduar.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet rreth shkakut të aksidentit.