Aksident në aksin “Shirokë-Shkodër”, automjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë

0

Një aksident është shënuar mëngjesin e së martës në aksin rrugor “Shirokë-Shkodër”, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

Për pasojë, biçiklisti ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.