Një aksident është regjistruar para pak minutash në aksin Shkodër-Koplik.
Një motorçikletë me 2 persona është përplasur me një autobus.
Mësohet se 2 personat që ndodheshin në motorçikletë janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër, autobusi po kthehej nga Mali i Zi me qytetarë nga Lezha, të cilët kanë qenë në udhëtim për arsye turistike.
Shkodër-Koplik është një nga rrugët më problematike për sa i përket aksidenteve, sidomos në stinën e verës.