Lajm i fundit/Taulant Balla Ministër i Brendshëm

0

Kryeministri Rama ka vendosur të shpërblejë   më në fund Taulant Ballen me postin e Ministrit të Brendshëm.Pas shkarkimit të Çuçit, drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta marrë Taulant Balla. Duket se reagimi i vonë i policisë për Rrajat e Krujës ka qenë një pretekst i mirë që Rama të bëjë rrokadën. Për Taulant Ballën emërimi si Ministër i Brendshëm është një ëndërr që bëhet realitet, pasi prej vitesh ai e ka pretenduar këtë post. Pas “degdisjes” në Fier  Rama ka vendosur ti besojë një detyrë të rëndësishme deputetit të Qarkut të Elbasanit i cili njihet si “makineri” në mbledhjen e votave.

Ka qënë Kryeministri Edi Rama që ka shpërndarë lajmin .

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të  Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën  e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim🇦🇱”- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu