Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, makina përplaset me kamionçinën, lëndohet pasagjerja e automjetit

0

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të dielë në aksin Shkodër – Velipojë. Një automjet është përplasur me një kamionçinë.

Nga aksidenti është lënduar lehtë pasagjerja, e cila ishte në autoveturë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionçinës dhe autoveturës nuk kanë pësuar dëmtime.

Aksi Shkodër – Velipojë ka pasur këtë të dielë një fluks të automjeteve, ku shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë të dielën në zonën turistike të Velipojës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu