Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, përplasen dy automjete

0

GJIROKASTËR – Dy fuoristrada janë përplasur pasditen e sotme te Ura e Leklit në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Njëra prej tyre ka goditur nga pas automjetin tjetër.

Për fatin e mirë, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur në vendgjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu