Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas burimeve paraprake, një automjet tip “Fiat” ka goditur një mjet tjetër tip “Toyota”, si pasojë e një manovre të gabuar, që dyshohet të jetë kryer nga njëri prej drejtuesve të mjeteve.
Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar të autostradës.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.