Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Byppass in e Fierit. Një automjet tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, ndërsa drejtuesi është plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar shoferin e plagosur drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.
Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.