Një aksident ka ndodhur në Dishnicë. Një 30-vjeçar humb kontrollin e mjetit, përplaset me murin dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve mësohet se ai ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit, dhe ka ecur më tepër se 100 metra në drejtim të kundërt të rrugës, ka qenë duke u kthyer nga Bilishti.
Në momentin e përplasjes, ka shfaqur probleme shëndetësore duke nxjerrë shkumë nga goja dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak mund të jetë bërë përdorimi i lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.10.2023, rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.