DURRËS
Një aksident ka ndodhur në Durrës, si pasojë e të cilit është plagosur rëndë një i moshuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.