Aksident në Elbasan, makina e policisë përplaset me motorrin, drejtuesi rëndë në spital (Foto dhe video nga vendngjarja)

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në dalje të këtij qyteti.

Një automjet policie është përplasur me një motorr, për pasojë drejtuesi i motorrit ka pësuar plagë të ndryshme në trup dhe është transportuar në gjendje të rëndë për në spital.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtuesi i motorrit i cili ka kryer një manovër të gaguar në tentativë për tu kthyer.

Makina e policisë është përpjekur të shmangë përplasjen por nuk ka mundur që ta evitojë dot.

Edhe pse kanë pësuar vetë tronditje, uniformat blu kanë dërguar menjëherë për në spital drejtuesin e motorrit për ti dhënë ndihmën e shpejtë mjekësore.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu