Aksident në Elbasan, makina përmbyset në mes të rrugës

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Papërr, ku një mjet ka përfunduar përmbys në mes të rrugës. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme mjeti tip “Benz” ka përfunduar me rrota në ajër, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga aksidenti.

Deri më tani raportohet se në mjet ka qenë vetëm shoferi i makinës, i pashoqëruar, por ky i fundit mendohet se ka shpëtuar pa dëme serioze. Ndërkohë që lidhur me ngjarjen e ndodhur ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu