Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Elbasan.
Një automjet është përplasur me muret anësore dhe më pas është përmbysur me gomat lart në rrugë.
Si pasojë e këtij aksidentii ka pësuar plagë drejtuesi i mjetit.
Nuk ka të dhëna për të dëmtuar të tjerë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të përcaktuar shkaqqet e aksidentit.
Kujtojmë se rruga në këtë orar ka fluks lëvizjesh, por mrekullisht nuk ka kalimtarë të lënduar.