ELBASAN- Dy fëmijë të moshave 12 dhe 16 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan. Mësohet se makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një 61-vjeçar ka përplasur dy fëmijët që po udhëtonin me biçikletë.
Fëmijët ishin anash rrugës, por një manovër e makinës ka bërë që të ndodhë aksidenti. Fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Ata mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.