Përplasje mes një motori delivery dhe një mjeti tip Benz në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Qemal Stafa në afërsi të Pedagogjikes.
Një motor i shërbimit delivery u përplas me një Benz e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili u dërgua menjëherë në spital.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Infoweb Media