Aksident në Fier, lëndohen katër drejtuesit e mjeteve

0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “Skënderbeu” në Fier.

4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa dy prej tyre kanë qenë në lëvizje dhe dy të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë kanë  lëndime të lehta drejtuesit  automjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca, policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamiken e këtij aksidenti.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu