Aksident në Fier/ Makina përplas biçikletën, dërgohet në spital drejtuesi i saj

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen “ Liri Gero” në Fier.

Një automjet ka përplasur një person i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes i dëmtuari ka marrë lëndime në trup dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu