Aksident në Itali, përplasen dy makina, një shqiptare në gjendje të rëndë

0

ITALI- Një shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Atessa, Itali. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë janë plagosur 5 persona. Bëhet me dije se shqiptarja 37-vjeçare ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ajo po udhëtonte me një makinë “Chevrolet” të kuqe, e cila është përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”.

Gruaja shqiptare është dërguar me helikopter në spitalin e Pescaras.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu