Një aksident ka ndodhur në Katund të Ri në Elbasan.
Një mjet tip Hundai me targë AAB 335 PE është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës.
Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infoweb Media shihet se, si pasojë e përplasjes, mjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Mësohet s drejtuesi ka pasur vetëm disa tronditje, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Infoweb Media