Aksident në Kombinat, mjeti përplas motomjetin, një person i lënduar

0
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Policia informon se aksidenti ka ndodhur në Kombinat. Mjeti me drejtues personin me inicialet A. N. është përplasur me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar. Për pasojë i plagosur ka mbetur drejtuesi i motomjetit i cili ka marrë plagë të rënda. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.02.2022, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin A. N., është përplasur me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.