KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se një mjeti tip Audi është përplasur me një karrotrec. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca për të marrë të lënduarit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.