Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.
Mësohet se drejtuesja me iniciale M.H., ka përplasur këmbësorin e mitur, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.