Brenda shtëpisë së BBVIP 2 pas Luizit dhe Kiarës, mesa duket po krijohet një ccift i ri.
Ai është Kristi dhe Keisi Medini, ku kanë filluar të ngacmojnë njëri-tjetrin ku sot, në një moment Kristi i thotë Kesit “të mungova?”.
Nga ana tjetër, Keisi nuk ka pohuar gjë por dhe nuk ka mohuar.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Të mungova kur shkove atje?
Keisi: Po ku e di ti
Kristi: Më thanë
Keisi: Të thanë?
Kristi: Më thanë, më thanë, prandaj e bëra
Keisi: Po po, që të ndjej mungesën
Ndërsa kur po përgatisnin një çaj Kristi e ngacmon Keisin dhe i thotë “shih si ngjitet, si ti pas meje”. Ndërkohë Keisi i tha se qeshi dhe ai i kthen, nëse nuk të pëlqen humori që bëj më thuaj se kthehem sërish serioz.
Por Kristi nuk e lë me kaq dhe e pyet ‘pse bën veprime të pakontrolluara’, teksa ajo po merrte të ujë.