KRUJË – Një aksident ndodhi paraditen e sotme në Krastë të Krujës. Shtetasi E.K. përplasi me makinën e tij automjetin e 26-vjeçarit L.K. Ky i fundit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe për fatin e mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.12.2021., rreth orës 10:40, në vëndin e quajtur Krastë Krujë, nje automjet me drejtus shtetasin E. K., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin L. K., 26 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.