Kurbin- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”.
Dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, 59 vjeçarisn Fatmir Hasani, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.