Aksident në Kurbin/ Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet me urgjencë te Trauma

0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin. Mësohet se drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, raportohet se është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:00, në fshatin Skuraj, shtetasi F. F., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi F. F., i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu