Mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si “Kupola” në Laprakë, Tiranë, ndodhi një aksident rrugor ku një ambulancë u përplas me një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes, ambulanca u përmbys në rrugë, duke shkaktuar lëndime tek disa persona, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Aktualisht, nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.