Aksident në Lezhë, makina përplaset me murin, lëndohet drejtuesi i mjetit

0

Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Kallmet. Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në makinë ndodheshin dy persona, por fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime.